×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK mbledh nesër strukturat e partisë para takimit Thaçi-Kurti, diskutojnë për koalicionin me VV-në

    Reporteri
    05 Janar 2020 | 18:19

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se të hënën, më 6 janar, do të mbajë mbledhjen e Grupit Parlamentar si dhe mbledhjen e Kryesisë së partisë në selinë qendrore.


    Në njoftimin e LDK-së bëhet e ditur se mbledhja e Grupit Parlamentar do të nisë në orën 13:00, ndërsa një orë e gjysmë më pas do të mbahet mbledhja e Kryesisë.

    “Të hënën, më datë 6 janar 2020, në orën 09:00, në Selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së. Ndërsa, në orën 13:00, mbahet mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së”, thuhet në njoftim

    Merret vesh se temë kryesore e takimit do të jetë koalicioni LDK – VV.

    LDK-ja e Vetëvendosje kanë biseduar qe një kohë të gjatë për të arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje.

    Një gjë e tillë s’është arritur për shkak të mospajtimeve për postin e presidentit, që do të zgjidhet më 2021.

    Pavarësisht mospajtimit për bashkëqeverisje, më 26 dhjetor në seancën konstituive të Kuvendit LDK-ja votoi pro Glauk Konjufcës së Vetëvendosjes për kryeparlamentar./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!