×
  • Lajme
  • Botë

    Irani 80 milionë dollarë për kokën e Trumpit

    Reporteri
    05 Janar 2020 | 21:06

    Autoritetet iraniane kanë vënë një çmim mbi kokën e presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë ceremonisë së varrimit të Gjeneralit, Qasem Soleimani.


    Një shpërblim prej 80 milionë dollarë është vënë për këdo që e vret presidentin amerikan, pasi ky i fundit urdhëroi vrasjen me dron të gjeneralit iranian.

    Gjatë funeralit, që transmetohej drejtpërdrejt në televizionin shtetëror të Iranit, u deklarua se një dollarë do të jepet në tavolinë për cdo iranian në vend për këdu që vret presidentin amerikan, transmeton Gazeta Express.

    “Irani ka 80 milionë banorë. Duke u bazuar në popullatën iraniane, ne dëshirojmë të mbledhin 80 milionë dollarë si shpërblim për kokën e Donald Trump”, thuhej në komunikatë.

    Soleimani u vra të premten në një sulm me dron mbi eskortën e tij në aeroportin e Irakut.

    Sulmi çoi tensionet mes Iranit dhe SHBA’së në një territor të pashkelur deri më tani. Përfshirja në një luftë mes dy shteteve do të prekte të gjithë Lindjen e Mesme, shkruan Mirror, transmeton Express.

    Irani ka paralajmëruar një hakmarrje ndaj amerikanëve pas sulmit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!