Pas tre refuzimesh që i bëri ftesave të Presidentit Hashim Thaçi, Albin Kurti më në fund sot do të takohet me të, në zyrën e Presidencës.
Rreth kësaj ka njoftuar edhe Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun nga presidenca e Kosovës, të cilët konfirmuar se takimi fillon në orën 15:00.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në orën 15:00 pret kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për t’u konsultuar për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e dërguar për medie.
Sipas njoftimit mediet do të mund të marrin pjesë vetëm në fillim të takimit mes dy palëve.
Kujtojmë se Kurti refuzoi ftesat e mëparshme të Presidenti Thaçi për të marrë mandatin, ndërsa nga analistët politikë kjo u konsiderua si jopërgjegjësi e tij dhe tentim për ‘blerje’ të kohës, pasi që ai ende nuk ka një koalicion me LDK’në.