Alvin Karaqi, Orges Latifi dhe Blodin Pakashtica nuk do ta reprezentojnë më Kosovën në karate, pasi ata kanë vendosur që t’i bashkohen Shqipërisë.
Kjo për fakti, që sipas tyre Federat e Karatesë së Kosovës nuk ia ka plotësuar as edhe një kriter për sa i përket këtyre garave, shkruan Reporteri.net.
Në një komunikatë të dhënë për media të tre karateistët kanë dhënë shpjegimet e tyre në lidhje me situatën e krijuar.
Këto deklarata mund t’i lexoni në linkun më poshtë:
TURP, DYFYTYRËSI E POSHTËRSI: Kështu u maltertuan karateistët që lanë Kosovën për Shqipërinë
Ndërkaq, pas gjithë këtyre akuzave, ka reaguar edhe Federata e Karatesë së Kosovës, sipas tyre e vërteta nuk qëndron siç pohojnë karateistët që tashmë e kanë lënë Kosovën për ta përfaqësuar Shqipërinë.
“Është e vërtetë që i kemi dërguar në gara me autobus, pasi që nuk janë vetëm 4 sportist, por më shumë dhe kjo ka qenë mundësia e vetme që t’i sistemojmë të gjithë, dhe para garave ata kanë pushu një ditë së paku”, tha sekretar i përgjithshëm i FKK-së Nazmi Gashi.
“Gjithashtu nuk është e vërtetë që ne i kemi lënë në aeroport, po kanë pas ngatërresa me biletat”, përfundoi ai.
Më poshtë e keni komunikatën e plotë të FKK-së dhënë për media: