×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti thotë se nuk ka mundur ta takojë Mustafën para takimit me Thaçin

    Reporteri
    06 Janar 2020 | 13:01

    Lideri i LV-së, Albin Kurti ka njoftuar se ka tentuar që të takohet pas seancës konstituive me të parin e LDK-së, Isa Mustafën, mirëpo, thotë se një gjë e tillë nuk ishte e mundur.


    Përmes një video mesazhi që Kurti ka publikuar në Facebook, bëhet e ditur se pas seancës nuk iu mundësua një takim me liderin e LV-së, Isa Mustafën,

    “Përkundër përpjekjeve të mia të vazhdueshme, nuk m’u bë e mundur të kem një takim me kryetarin e LDK-së para këtij takimi të sotëm me Presidentin e shtetit”, deklaron Kurti.

    Rrjedhimisht, Kurti ka bërë të ditur se edhe në takimin e sotëm që do të mbajë me presidentin Hashim Thaçi do të shkojë pa marrëveshje për koalicion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!