×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti do që ta bëjë Haki Abazin zëvendës të tij

    Reporteri
    06 Janar 2020 | 13:15

    Kandidati i VV-së për Kryeministër, Albin Kurti, ka paraparë që zëvendës të dytë, në rast të formimit të Qeverisë së tij, ta ketë Haki Abazin.


    Abazi, i cili më parë drejtonte një organizatë që nder vite ka thithur miliona para nga jashtë, konsiderohet si prurje e re në Vetëvendosje. Kjo pasi deputeti i zgjedhur, nga Ferizaj, partisë së Albin Kurtit, e cila doli fituese në votimet e 6 tetorit, iu bashkua pak para nisjes së fushatës zgjedhore të vjeshtës së vitit 2019.

    E pak muaj pas aderimit, Haki Abazit, Albin Kurti po do t’ia mundësojë që të jetë zëvendëskryeministri i dytë në qeverinë e tij, shkruan Reporteri.net.

    Këtë e ka bërë të ditur vetë kreu i VV-së, përmes një video në të cilën ka dhënë emrat e propozimeve të tij për pjesëtarë të kabinetit qeverisës që vijnë nga partia e tij.

    Kurti me anë të së njëjtës video, ndonëse ende pa marrëveshje me LDK-në, i ka propozuar partisë së Isa Mustafës që t’ia dërgojë edhe propozimet nga radhët e tyre.

    “Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Prof. Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia. Le t’ia fillojmë punës për të mirën e qytetarëve, e sipas programit qeverisës tashmë të dakorduar. Unë zotohem se menjëherë pasi t’i kem ata gjashtë emra, do ta sjell emrin e ministrit nga pakicat joserbe dhe atë të pakicës serbe, por edhe emrat e së paku 10 zëvendësministrave”, thotë Kurti në videon e publikuar pak orë para së të shkojë në takim, për të marrë mandatin, me Presidentin e vendit Hashim Thaçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!