×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq pasi pyetet për masakrën e Reçakut: Kurrë si kam mohuar krimet e luftës

    Reporteri
    06 Janar 2020 | 19:30

    Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, është pyetur sërish për masakrën e Reçakut, konkretisht mohimit që i bëri ditë më parë.


    Ai ka deklaruar për Euronews Albania se nuk i ka mohuar kurrë krimet e luftës, por ka shtuar se “nuk mund t’i detyroni serbët të pranojnë të gjitha këndvështrimet dhe idetë tuaja”.

    “Unë nuk kam mohuar kurrë krimet e luftës dhe ne në Serbi, për hir të së vërtetës, kemi dënuar shumë kriminelë lufte që vinin nga Ish-Jugosllavia dhe pavarësisht kombësisë dhe kemi pasur këndvështrime të ndryshme për diçka që ka ndodhur në pjesë të ndryshme të Ish-Jugosllavisë. Kjo është saktësisht arsyeja pse ne duhet të përballemi me këtë problem dhe përse kemi nevojë të krijojmë lidhje dhe marrëdhënie më të mira mes nesh. Ju nuk mund t’i detyroni serbët të pranojnë të gjitha këndvështrimet dhe idetë tuaja”, ka deklaruar ai.

    Ai tutje ka shtuar se kurrë nuk i ka mbështetur krimet.

    “Unë nuk e kam bërë kurrë këtë dhe nuk e kam thënë kurrë këtë por nëse ju thoni kështu, nëse është më e lehtë për ju, nëse kjo do ishte arsye e mjaftueshme për të mbështetur në një farë mënyre teoritë tuaja konspirative, ju uroj më të mirat”, ka deklaruar Vuçiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!