×
  • Lajme
  • Lajme

    I propozuari nga Kurti për ministër dikur thoshte: Pa Thaçin s’do të zhvillohej asnjë proces politik në Kosovë

    Reporteri
    06 Janar 2020 | 20:00

    Blerim Reka tashmë është propozuar nga Albin Kurti për të udhëhequr me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.


    Reka, i cili kishte shërbyer më parë si ambasador i Maqedonisë në Bruksel kohën e fundit është afruar me Kurtin, të cilin e kishte mbështetur edhe gjatë fushatës së fundit, duke e lartësuar Kurtin si liderin më të madh në Kosovë.

    Por, profesori Reka vetëm pesë vjet më parë elegji të njëjta i kishte thurur edhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

    Në një eveniment të Universitetit të Evropës Juglindore në Shkup, profesori Blerim Reka, i nominuar nga Kurti për të udhëhequr me MPJ-në, kishte thënë se pa Thaçin nuk do të zhvillohej asnjë proces në Kosovë.

    “Faktor pa të cilin sot nuk zhvillohet asnjë proces politik në Kosovë”, kishte thënë Reka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!