×
  • Lajme
  • Lajme

    “Gënjeshtar, hajn, tradhtar, pulë, i Vlladimirit” – fyerjet 10 vjeçare Thaçi-Kurti

    Reporteri
    06 Janar 2020 | 20:02

    Pas 10 vjetësh zyrtarisht pjesë e politikës, Albin Kurti të hënën ia ka zgjatur dorën kundërshtarit të tij më të madh – Hashim Thaçit.


    Megjithëse i shkurtër, takimit të tyre i paraprin një histori e gjatë përplasjesh e ofendimesh, që kur Thaçi ishte kryeministër i Kosovës e Vetëvendosje parti opozitare në Kuvend, raporton KTV.

    Që nga papunësia, ikjet nga Kosova e deri të çështja e bisedimeve me Serbinë, Kurti vazhdimisht ka sulmuar Thaçin.

    E ka quajtur bashkëpunëtor të Serbisë, tradhtar e me inteligjencë të një 5 vjeçari, e Presidenti kishte vënë në pikëpyetje këtë konferencë për mediat serbe të Kurtit nga burgu.

    Në interpelancën e 2012-s kundër privatizimit të distribucionit të KEK-ut, kur ish-kryeministri Thaçi ia përmendi humbjen në zgjedhje Kurtit, kundërpërgjigja e tij ishte e ashpër.

    “Ju jeni pa dinjitet prandaj s’iu ofendoj asnjëherë… Mos u zgërdhij, paçavër, hajn”, i kishte thënë Kurti mes tjerash Thaçit.

    As pozita si President i Republikës së Kosovës që duhet të jetë unifikuese, nuk bën që Thaçi e Kurti të arrijnë paqe.

    Përplasjet më të mëdha nisën me daljen në pah të idesë së korrigjimit të kufijve nga Presidenti Thaçi.

    Në letrat e fundit, megjithatë që të dy janë treguar të përmbajtur. Kurti duke iu referuar Thaçit si President i Republikës së Kosovës e ky Kurtit si fitues i zgjedhjeve.

    Për më tepër, i kanë uruar njëri – tjetrit vitin e ri 2020, që edhe solli takimin e parë institucional.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!