×
  • Lajme
  • Lajme

    Të burgosurit në Dubravë e çepin gojën me tel si revoltë ndaj vendimit të Thaçit

    Reporteri
    06 Janar 2020 | 20:08

    Vendimi i presidentit Hashim Thaçi për të falur vetë m tre të burgosur në fund vit, shkaktoj rebelim te të burgosurit.


    Madje disa nga ta dielën e qepen gojën me tel në shenjë proteste kundër këtij vendimi të kreut të shtetit.

    Por një ditë pas duket se gjithçka është vënë nën kontroll nga gardianet e burgjeve.

    Sipas zëvendës drejtor i shërbimit korrektues të Kosovës, Rasim Selmani numri i atyre që kanë protestuar nuk është i madh.

    Selmani thotë se nuk kanë paralajmërime që do të ketë greva të tilla edhe në ditët në vijim nga ata që janë prapa grilave.

    Ndërkohë, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala thotë se institucioni që e udhëheqë ka kërkuar disa herë nga zyra e presidentit që numri i të falurve të jetë më i madh.

    Këto pakënaqësi të burgosurve sipas Shalës do të evitoheshin nëse në vend do të funksionoj një ligj i ri.

    Këto telashe brenda burgjeve sipas Shalës do t’i shkaktojnë më së shumti probleme pjesëtarëve të shërbimit korrektues pasi përballen çdo ditë me të burgosurit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!