×
  • Lajme
  • Lajme

    Ajri i ndotur dhe ngrica, kështu do jetë moti për dy ditët e ardhshme

    Reporteri
    06 Janar 2020 | 21:10

    Në dy ditët e ardhshme moti në vendin tonë do të jetë i ftoftë dhe do të ketë ngrica.


    Ndërsa fatkeqësisht ajri i ndotur do të kthehet.

    Njoftimi i plotë:

    Fusha të presionit të lartë po zhvendosen mbi rajonin tonë, ndërsa masat e ftohta ajrore mbeten prezente edhe ditëve të ardhshme. Nën këto kushte meteorologjike, do të mbretërojë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell, por i ftohtë. Orëve të mëngjesit do të ketë ngrica, e nëpër vise të ulëta me mundësi edhe për mjegullinë.

    Sipas Prishtina Weather, cilësia e ajrit pritet të përkeqësohet, ngase nuk pritet qarkullim i mjaftueshëm ajror dhe do të luhatet ndërmjet vlerave mesatare e të pashëndetshme.

    Kështu do të jetë moti në dy ditët e ardhshme:

    7.01.2020 – Ftohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica. Erë e lehtë nga krahu verior 1-5m/s. Indeksi UV: 1.

    8.01.2020 – Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegullinë. Ditën ftohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Kryesisht qetë, me erë të lehtë nga krahu verior 1-3m/s. Indeksi UV: 1.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!