×
  • Lajme
  • Lajme

    Kështu i vlerëson partia e Dardan Molliqajt të propozuarit e Kurtit për zv.kryeministër e ministra

    Reporteri
    06 Janar 2020 | 21:22

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot përmes një videomesazhi bëri publik propozimet e tij për ministra ndërsa ka kërkuar nga Isa Mustafa që edhe ai t’i propozojë pesë emra.


    Për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, propozoi Haki Abazin, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiun, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Blerim Reken, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimin, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdarin, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitinë.

    Këto propozime të VV-së po i vlerëson si të mira, ish-bashkëpartiaku i Kurtit, ish-deputeti Salih Salihu.

    “Këta emra të propozuar janë profesionistë të fushave dhe të qëlluar si njerëz, përveç Rozeta Hajdarit të cilën nuk e njoh”, ka thënë Salihu për Reporteri.net.

    I pyetur për lënien anash të disa prej themeluesve të VV-së, por jo vetëm, si Liburn Aliu, Xhelal Sveçla, Rexhep Selimi, zyrtari i PSD-së thotë se ndoshta më vonë ndonjë prej tyre mund të “rehatohet” në ndonjë vend.

    “Është çështje e brendshme e tyre, ka mundësi me u ngazhu najkun (të vjetrit), nuk i le keq, p.sh. ua jep ndonjë pozitë të zv.ministrit”, ka thënë ai.

    Por Salihu ka kërkuar që sa më parë të formohet qeveria e re, pasi thotë se nuk ka kohë për të humbur.
    “Me rëndësi të formohet qeveria dhe të nisin punët, ka nevojë vendi, poashtu bizneset që paraja me hy në qarkullim, se pa buxhet s’ka asgjë”, ka thënë Salihu. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!