Në media u raportua se në mesin e anëtarëve të Kryesisë së LDK-së që sot kundërshtuan koalicionin me VV-në është edhe Arban Abrashi.
Por ky i fundit ka reaguar duke thënë se kjo gjë nuk është e vërtetë, duke thënë se në mbledhje ka kërkuar të afatizohet dhe mos shtyhet shumë arritja e marrëveshjes, shkruan Reporteri.net.
Ai ndërkohë ka thumbuar Kurtin duke thënë se partneriteti ndërtohet në mirëbesim, e jo përmes videove.
Postimi i Abrashit:
Edhe sot isha pro koalicionit me partinë me 29 deputetë. Kërkova të afatizohet dhe të mos shtyhet më shumë arritja e marreveshjes. LDK-së sikur në fillim edhe tash duhet t’i takojnë Presidenti, Kryeparlamentari dhe pesë ministri.
Eshtë koha për ndërtimin e Qeverisë.
Partneriteti ndërtohet me mirëbesim e mirëkuptim, e jo përmes video prezentimeve, e nëncmimit të partnerit të vetëm serioz. Mos ia humbni shpresën vendit!
P.S. kërkoj falje për lexuesit, dhe dezinformatat e plasuara nga fansat e partise me 29 deputet, por herave tjera flas me emra. Shendet
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2862747793744370&set=a.309214912431017&type=3