×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetarja e VV-së thumbon LDK-në: Me apo pa zgjedhje, 2020-2030 dekadë e qeverisë “Kurti”

    Reporteri
    06 Janar 2020 | 22:19

    Edhe pse ikën tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të 6 tetorit, VV dhe LDK nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për formimin e qeverisë.


    Ato po vazhdojnë ta lëjnë fajtore njëra-tjetrën për dështimin, ndërsa premtimi i tyre po vazhdon i njejtë, “do të vazhdojmë bisedat”.

    Përkundër bllokadës që po ia shkaktojnë vendit, nënkryetarja e VV-së, Fatmir Mulhaxha-Kollçaku, thotë se dhjetë vitet e ardhshme do të jenë nën udhëheqjen e qeverisë “Kurti”, shkruan Reporteri.net.

    “Si me zgjedhje, si pa zgjedhje, dekada 2020-2030, dekadë e Qeverisë Kurti!”, ka shkruar ajo në Facebook.

    https://www.facebook.com/fatmire.kollcaku/posts/3369811216425442

    Përmes këtij postimi, ajo sikur ia bën me dije veçanërisht LDK-së se edhe nëse vendi shkon në zgjedhje, VV prapë do të dale fituese. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!