Bashkëatdhetarët që kanë qëndruar për pushime në Kosovë gjatë festave të fundvitit janë përballur deri në katër orë pritje ditëve të kaluara në pikat kufitare, sidomos në atë të Merdarës.
Por si duket këto pritje kanë marrë fund.
Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, pritjet nuk janë më tepër se një orë.
Vonesat e shkaktuara nga zyrtarët serbë, i kanë irrituar mërgimtarët.
Ata përpos që janë përballur me pritje duke shkuar në vendet ku jetojnë, të njëjtën fatkeqësi e kanë pasur edhe kur kanë ardhur për pushime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.