×
  • Lajme
  • Lajme

    Arban Abrashi i LDK-së: Albin Kurti po frikësohet që ta marr pozitën e kryeministrit

    Reporteri
    06 Janar 2020 | 23:00

    Arban Abrashi i cili është zgjedhur sërish në postin e deputetit nga LDK, mendon se arsyeja pse nuk po krijohet qeveria është se Albin Kurti po frikësohet ta marr postin e kryeministrit.


    Abrashi në një replikë që e ka bërë në një koment në Facebook ka thënë se Kurti po frikësohet që ta marr postin e kryeministrit.

    “Personalisht ende besoj qe Albini po frikësohet te merr pozitën e KM-se, e po ja len fajin LDK-se.” , ka thënë Abrashi, shkruan Reporteri.net.

     

    Kujtojmë se Abrashi ka reaguar edhe ndaj raportimeve se ai sot në mbledhjen e Kryesisë ka kërkuar që të mos bëhet koalicion me VV-në. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!