×
  • Lajme
  • Lajme

    Sabit Geci: Asnjëherë në jetën time nuk kam kryer vrasje

    Reporteri
    06 Janar 2020 | 23:08

    Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci, ka thënë se luftëtarët që e çliruan Kosovën tashmë janë duke fjetur sepse nuk po bëjnë asgjë për t’i parandaluar argatët e Serbisë që punojnë 24 orë.


    Ai thotë se është organizuar një grup kundër njerëzve të luftës dhe gjejnë dëshmitarë dhe u premtojnë atyre gjithçka.

    Kurse i pyetur se a ka kryer ndonjë vrasje, ai ka mohuar kategorikisht këtë.

    “Janë organizuar një grup kundër njerëzve të luftës dhe gjejnë dëshmitarë dhe iu premtojnë gjithçka. Asnjëherë në jetën time nuk kam kryer vrasje. Unë gjuhën e kërcënimit nuk e njoh fare. Për mua vetëm le ta flasin realitetin. Unë jam duke vuajtur nga shpifjet”, ka deklaruar Geci në Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se 20 vite e kanë mbajtur në burgje edhe pse gjendja e tij shëndetësore nuk ka qenë e mirë, ndërsa ka pohuar se 20 herë është operuar.

    “Më kanë burgos të më thyejnë, por nuk e arritën. Janë ardh me çanta me parë, une kesha me ta (të huajt gjatë proceseve gjyqësore)”, ka deklaruar Geci. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!