Albulena Haxhiu e nominuar për Ministre të Drejtësisë nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se mund të ndodh që edhe nesër të takohet Kryesia e partisë.
Ajo ka thënë se Kryesia pritet të mblidhet para 48 orëshit për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovë.
“Shumë shpejt do të mblidhet kryesia e Vetëvendosjes. Do të takohemi para këtij afati 48 orësh dhe kryetari do të shpjegojë për takimin me presidentit”, ka thënë ajo.
Haxhiu e ka quajtur skandal caktimin e afatit kohor prej 48 orësh nga Thaçi për dorëzim të emrit të mandatarit për krijim të qeverisë.
“Presidenti veç duhet të pres, nuk ka asnjë komeptencë tjetër. S’ka të drejtë, ai mund të bëjë gjithçka (t’ia jap mandatarin dikujt tjetër”, ka deklaruar Haxhiu në KTV, shkruan Reporteri.net.
Ajo tha se prej Thaçit mund të pritet gjithçka.
“Ai e di që se kemi gati marrëveshjen dhe cakton afate jo kushtetuese që ne nuk do t’i bindemi”, ka thënë ajo. /Reporteri.net/.