×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhja e Glauk Konjufcës si kryekuvendar: Zbulohen detaje si VV e LDK u përplasën në seancën konstituive

    Reporteri
    07 Janar 2020 | 7:20

    Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka deklaruar ditë më parë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e injoroi kërkesën e saj që mos të propozonin kryeparlamentarin pa marrëveshje por të shtyhej seanca për një javë.


    “I thash shtyjeni edhe 1 javë. E luta. Por ai më tha jo”, tha Osmani në T7, para ca ditësh.

    Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se ka pasur kërkesë nga Osmani, që të mos vazhdohet me propozimin e kryetarit të Kuvendit në këtë seancë, por sipas saj në këmbim të kësaj, nuk ka ofruar asgjë konkrete.

    “Osmani ka thënë se ka kërkuar nga VV-ja, nga Besnik Bislimi, gjatë pauzës së seancës konstituive, që të mos e bëjnë propozimin për kryetar të Kuvendit. Por, Bislimi i ka thënë: ‘Mirë, a mund të na japësh garancë se nëse e shtyjmë këtë, do të kemi marrëveshje?’ Ajo i ka thënë se ‘jo’! Është shans me peshë historike, dhe LDK-ja duhet të vendosë, ose të bëjë koalicion me LVV-në, ose të zgjedh bllokimin e këtij ndryshimi”, deklaroi Haxhiu në KTV, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se Konjufca u zgjodh kryekuvendar falë votave të LDK-së. Por kjo e fundit tash po e kërkon këtë pozitë ashtu siç ishin dakorduar në fillim, por që VV e kundërshton këtë duke e quajtur çështje të kryer. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!