×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dy minatorë lëndohen në minierën e Bulqizës

    Reporteri
    07 Janar 2020 | 7:27

    Dy minatorë kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në minierën e Bulqizës gjatë një aksidenti në punë.


    Policia thotë se rreth orës 20.50 kanë marrë informacion se në minierën e kromit në qytetin e Bulqizës, janë aksidentuar gjatë punës shtetasit M.Gj, dhe A.K, të dy banues në Bulqizë.

    Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në spital, dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!