×
  • Lajme
  • Lajme

    Merdare, pritje deri në 1 orë e gjysmë në dalje

    Reporteri
    07 Janar 2020 | 8:24

    Mërgimtarët të cilët pas festave të fundvitit të cilat i kaluan në Kosovë e që tashmë po kthehen drejt vendeve ku veprojnë, po vijojnë të përballen me kolona të gjata në kufi.


    Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në pikën e kalimit kufitar në Merdare pritjet për të dalë nga Kosova shkojnë deri në 1 orë e gjysmë.

    Radha e mjeteve ka shkuar deri në 400 metra.

    Ndërsa, në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga vendi nuk janë më të gjata se dhjetë minuta, transmeton Kosova Press.

    Ndërsa në të gjitha pikat e tjera të kalimit kufitar situata paraqitet normale kur pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga vendi nuk shkojnë më shumë se pesë minuta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!