×
  • Lajme
  • Lajme

    Burri nga Prishtina ndërron fenë, kërcënohet me jetë nga disa persona

    Reporteri
    07 Janar 2020 | 11:47

    Një persona nga Prishtina, gjatë javës së kaluar ka raportuar në polici se ai dhe familja e tij janë kanosur me vdekje nga disa persona ende të panjohur për policinë.


    Sipas raportit policor, krejt kjo ka ndodhur pasi personi në fjalë është konvertuar në një fe tjetër, shkruan Reporteri.net.

    Policia ende nuk e ka arrestuar asnjë person për këtë çështje, ndërkohë rasti po hetohet.

    “Prishtinë, 03.01.2020-NN.Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se është kanosur me vdekje ai dhe familjarët e tij nga persona të panjohur. Sipas ankuesit, arsyeja e kanosjes është konvertimi i tij në tjetër fe (religjion). Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!