×
  • Lajme
  • Lajme

    48 orët e Thaçit, ky është lajmi i fundit nga VV-ja

    Reporteri
    07 Janar 2020 | 12:18

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot gjatë ditës pritet që të mbledhë kryesinë e partisë.


    Në këtë takim, shkruan Gazeta Express Kurti do të diskutojë me kryesinë pas takimit me presidentin e vendit, Hashim Thaçin për propozimin e mandatarit, si parti e dalë e para nga zgjedhjet e gjashtë tetorit.

    Presidenti Hashim Thaçi ka pritur dje në takim konsultativ liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Takimi zgjati vetëm 5 minuta.

    Kurti tha pas takimit të shkurtër me presidentin e vendit, se kanë diskutuar për propozimin, e ai ka deklaruar se të njejtën çështje do ta diskutojnë në kryesinë e partisë, që pastaj të dërgojnë me shkrim propozimin.

    “Në këtë takim disa minutësh, e dëgjova presidentin që shprehu interesimin për formimin sa më të shpejt të Qeverisë. Por, gjithashtu kërkoi që ne ta bëjmë propozimin, mirëpo në bazë të Kushtetutës kjo duhet të bëhet në një kërkesë me shkrim. Do ta diskutoj këtë në Kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe do ta dërgojmë me shkrim propozimin e Vetëvendosjes”, tha Kurti.

    Pas takimit, LV dhe presidenti i vendit lëshuan deklarata të kundërta lidhur me afatin që ka partia e dalë e para nga zgjedhjet për të propozuar mandatarin.
    Nga kjo parti, kanë deklaruar se sipas kushtetutës, nuk ka afat ligjor se kur duhet të dorëzohet propozimi te presidenti.

    Para takimit me Thaçin, Kurti lëshoi një video të dytë përmes së cilës tha se s’ka marrëveshje ende me LDK-në, se partia e Isa Mustafes nuk po pranon ende takime për koalicion dhe më kryesorja, sfidoi LDK-në duke publikuar emrat e ministrave të VV-së në një qeveri të mundshme të tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!