Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka fajësuar LDK-në e Isa Mustafës për mosarritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës, duke e quajtur parti të pavendosur.
Ai thotë se LDK-ja nuk po tregon qartë se çka po don dhe përveç humbjes së kohës, po futë Kosovën dhe institucionet e shtetit në bllokadë, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Pozicioni më i pavolitshëm i mundshëm, që të le zvarrë dhe pa vendime karshi çdo situate, është PAVENDOSSHMËRIA. Këtë pozicion po e shohim dhe ndjejmë të gjithë qytetarët e Kosovës. LDK-ja nuk po tregon qartë se çka po don.
E gjendur në këtë pozitë ( pa fajin tonë) ku vendimmarrja në këtë subjekt ka vështirësi të mëdha, përveç humbjes së kohës, po futë Kosovën dhe institucionet e shtetit në bllokadë financiare ku pas muajit shkurt nuk do kenë mundësi të ekzekutoheshin as pagat e punonjësve të dhe shërbimeve civil e lere më pagesat tjera të projekteve.
Sikur me kohë të tregonte se nuk është e gatshme të zbaton vullnetin e qytetarëve për ndryshim (sepse për këtë i mori votat), tanimë do kishim krejtësisht një situatë tjetër.
Qytetarët duan ndryshim, prandaj nëse kushdo dhe për çfardo arsyje nuk është i gatshëm të implementon këtë vullnet, shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme, është rruga e vetme e mbetur.
Në këtë situatë aspak të volitshme për shtetin dhe qytetarët e saj, si qytetar i këtij vendi, të vetmen lutje për LDK-në do kisha, ju lutem, mos na vononi! VENDOSNI MË SHPEJT, jeni apo nuk jeni për ndryshim- koalicion?!
https://www.facebook.com/enver.dugolli/posts/2645102962248644