×
  • Lajme
  • Lajme

    Një 30 vjeçar bie nga teleferiku në Brezovicë, policia jep detaje

    Reporteri
    07 Janar 2020 | 12:40

    Një person ka pësuar lëndime të rënda pasi ka rënë nga teleferiku. Rasti ka ndodhur sot.


    Personi që pësoi lëndime trupore është një 30 vjeçar i cili edhe është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për tretman mjekësorë, shkruan Reporteri.net.

    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

    “Kemi pranuar informacionin se një person aksidentalisht është rrëzuar nga teleferiku. Policia në bashkëpunim me qytetarët e kanë sjell deri në ambulance e Shtërpcës, iu ka dhënë ndihma e parë fillestare dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile, është me vetëdije, dhe i njëjti është transportuar në Ferizaj në emergjencën e Ferizajt”, ka thënë Gashi për Reporteri.net.

    Ai më tej ka thënë se policia është duke hetuar rrethanat si ka ndodhur rasti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!