×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkallët e Telekomit të Kosovës, që janë pasqyrë edhe e gjendjes brenda saj

    Reporteri
    07 Janar 2020 | 13:35

    Telekomi i Kosovës ka sponsorizuar e vazhdon të sponsorizojë projekte, të cilat i kanë parë vetëm disa familjarë të shefave të këtij institucioni publik, por hapësirat përreth objektit kryesor në Prishtinë, prej vitesh vazhdojnë të jenë, përveç të shëmtuara, edhe të rrezikshme për jetën e qytetarëve, duke përfshirë edhe punëtorët e kësaj kompanie.


    Secilin nga drejtorët e Telekomit i kemi dëgjuar duke u mburrur me sukseset e kompanisë, duke përfshirë edhe këtë aktualin, edhe pse një pjesë e tyre kanë përfunduar edhe të akuzuar për shkatërrimin që ia kanë bërë asaj, si me kontrata të dëmshme, ashtu edhe me punësime familjare e partiake, shkruan reporteri.net.

    Drejtori aktual i Telekomit, Bedri Istrefi, në fund të vitit që lam pas mburrej me menaxhimin që po i bënte kompanisë, e në anën tjetër, nuk arrinte as pagat për Vit të Ri të ua siguronte punëtorëve, e menaxherët e kompanisë i gjuheshin me armë sikur të ishim në epokën e kaubojëve.

    Këto fotografi tregojnë për gjendjen e mjerueshme të shkallëve, të thyera e të ndryshkura, që mund të jenë një pasqyrë edhe për gjendjen brenda kompanisë.


    Një gjendje e tillë madje mund të jetë tejet e rrezikshme gjatë motit me ngrica.

    Këto shkallë janë në një prej hapësirave mjaftë të frekuentueshme nga qytetarët.
    Përveç që nuk i ka interesuar PTK-së, duket se as Komuna e Prishtinës nuk është përpjekur që ta rregullojë këtë hapësirë.

    Nëse për asgjë tjetër, gjendja e këtyre shkallëve është e rrezikshme dhe e bezdisshme për qindra punëtorë të VALA-s, që nuk janë në numër të vogël. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!