×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të ketë sot takim Kurti-Mustafa – flasin nga Vetëvendosje

    Reporteri
    07 Janar 2020 | 14:03

    Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja kanë thë në se janë të gatshme të kthehen në tryezën e bisedimeve, por deri më tani nuk ka asgjë zyrtare rreth një takimi të mundshëm.


    Reporteri.net ka kontaktuar me zyrën për media të VV-së për të kuptuar nëse do të ketë ndonjë takim mes dy liderëve.

    Zëdhënësi i kësaj partie Arlind Manxhuka ka thënë se ende nuk ka asgjë zyrtare.

    “S’kam diçka të konfirmuar sa i përket takimit mes Kurtit e Mustafës”, ka thënë shkurt Manxhuka për Reporteri.net.

    Ndërsa nga LDK kanë thënë se pritet të ketë takime, por nuk kanë treguar se kur mund të ndodh një i tillë.

    Haxhi Avdyli, deputet i zgjedhur i LDK-së ka deklaruar se do ketë takime por, nuk e di se kur.

    Kreu i VV-së, Albin Kurt pas takimit me presidentin e vendit Hashim Thaçi, ka thënë se janë të gatshëm të takohen me LDK-në kurdo që ata janë të gatshëm.

    Ndërsa pas mbledhjes së kryesisë, LDK përmes një komunikate për media ka deklaruar se kjo parti edhe njё herё shpreh gatishmërinë qё tё vijoj bisedimet me Lёvizjen Vetёvendosje, mbi bazёn e mirёbesimit dhe tё partneritetit.

    Kujtojmë se VV dhe LDK nuk janë takuar nga koha kur Kurti publikoi videomesazhin e parë, ku fajësoi LDK-në për mosarritje të koalicionit qeverisës, dhe sidomos raportet mes dy subjekteve u thyen kur VV njëanshëm votoi Glauk Konjufcën kryekuvendar. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!