Para pak minutave në qendrën e skijimit në Brezovicë një person ka rënë nga teleferiku.
Ai për momentin është duke u transferuar për trajtim në spitalin e Ferizajt. Bëhet fjalë për një 30-vjeçar, i cili ka marrë lëndime në kokë.
Personi në fjalë raportohet të ketë marrë lëndime trupore në kokë dhe këmbë.
“Një person është lënduar te teleferiku. Është në autoambulancë. Gjallë është. Ka marrë disa lëndime në kokë. Bëhet fjalë për një 30-vjeçar”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë së Ferizajt, Agim Gashi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.