×
  • Lajme
  • Lajme

    Në këtë orë takohen Kurti dhe Mustafa

    Reporteri
    07 Janar 2020 | 14:56

    Kryetari i VV-së, Albin Kurti dhe Isa Mustafa do të takohen në ora 15:00.


    Takimi do të zhvillohet në orën 15:00, në Kuvendin e Kosovës

    Takimi Kurti-Mustafa pritet të zhvillohet pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Lëvizjs  Vetëvendosje, ku u diskutua për propozimin e kandidatit për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që pritet t’i dërgohet presidentit Thaçi.

    Ndërkohë, kreu i VV-së, Albin Kurti pas mbledhjes së Kryesisë nuk ka dhënë detaje për takimin me Mustafën, duke thënë se janë në komunikim të vazhdueshëm dhe se pritet që të takohen së shpejti.

    Kujtojmë se VV dhe LDK nuk janë takuar nga koha kur Kurti publikoi videomesazhin e parë, ku fajësoi LDK-në për mosarritje të koalicionit qeverisës, dhe sidomos raportet mes dy subjekteve u thyen kur VV njëanshëm votoi Glauk Konjufcën kryekuvendar. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!