×
  • Lajme
  • Lajme

    1 orë e 30 minuta takim, a do të ketë tym të bardhë nga Kuvendi?

    Reporteri
    07 Janar 2020 | 16:40

    Kanë kaluar më shumë se një 1 orë e 30 minuta që nga koha kur Lideri i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa kanë filluar një takim për të tentuar të arrijnë një marrëveshje koalicioni.


    Nuk dihet nëse takimet në nivel të kryesisë, që të dy liderët kanë mbajtur dje dhe sot, kanë ndikuar që të ketë marrëveshje, shkruan Reporteri.net.

    Ky takim i tyre po ndodhë pas sa ditëve ‘idhnim’ . Albin Kurti sot përfundoi një takim me Kryesinë e Partisë. Dje ai takoi edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që ia dha 48 orë afat për ta dërguar propozimin për mandatar.

    Kujtojmë se VV dhe LDK nuk janë takuar nga koha kur Kurti publikoi videomesazhin e parë, ku fajësoi LDK-në për mosarritje të koalicionit qeverisës, dhe sidomos raportet mes dy subjekteve u thyen kur VV njëanshëm votoi Glauk Konjufcën kryekuvendar.

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka konsideruar punë të kryer çështjen e kreut të Kuvendit të Kosovës, që sipas marrëveshjes së parë me LDK-në, i takonte partisë së Isa Mustafës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!