×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje nga aksidenti në Ozdrim të Pejës, vdes një 8-vjeçare

    Reporteri
    07 Janar 2020 | 16:49

    Pasditen e sotme në rrugën magjistrale Pejë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Ozdrim, ka ndodhur një aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, një vajzë 8-vjeçare ka vdekur si dhe dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.


    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

    “Aksidenti ka ndodhur sot në orën 13:47 në magjistralen Mitrovicë – Pejë, në fshatin Ozdrim. Të përfshira kanë qenë dy automjete udhëtarësh. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë marrë lëndime të rënda dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës. Rreth orës 15:10, një fëmijë i lindur në vitin 2012 ka ndërruar jetë në emergjencën e spitalit të Pejës”, ka treguar Ibraj.

    Ibraj ka shtuar se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të shenjave të komunikacionit dhe mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!