×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet Ikballe Huduti, i quajti kriminelë amerikanët që vranë gjeneralin iranian

    Reporteri
    07 Janar 2020 | 17:11

    Policia e Kosovës ka arrestuar Ikballe Hadutin, aktiviste e njohur për mbështetjen e rrymës fetare iraniane në Kosovë, e cila ditë më parë pas vrasjes së gjeneralit iranian, kishte reaguar ashpër në rrjetet sociale duke kritikuar Amerikën dhe presidentin Trump.


    Siç bën të ditur Policia e Kosovës, Huduti është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë, pas bastisjes që ishte bërë në shtëpinë e saj.

    Huduti përmes reagimit të saj kishte lartësuar figurën e Qasim Soleimanit.

    Madje, Huduti shkon edhe më larg duke e quajtur shtetin më aleat të Kosovës, SHBA-në, kriminelë.

    “Njerëzit si ti nuk vdesin, por te vdekurit qe ecin mbi toke e qe mbajnë gjak kriminile ata janë të vdekur por vetëm frymojnë për tu turpëruar vet dhe kombin e vet kriminel. Kriminelet ta deshën vdekjen e cila nuk është vdekje por shehidllek me i bukur qe ka mund ta ketë dikush ne shekullin 21”, kishte shkruar ajo. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!