Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti do të takohen sërish nesër. Burimet e Reporterit bëjnë me dije se ata takohen nesër në ora 14:00 në Kuvendin e Kosovës.
Ata u takuan sot pas sa ditëve ‘idhnim’ mese vete. Takimi zgjati 3 orë dhe ata nuk u prononcuan për media.
Takimi Kurti-Mustafa u zhvillua pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Lëvizjs Vetëvendosje, ku u diskutua për propozimin e kandidatit për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që pritet t’i dërgohet presidentit Thaçi.
Edhe Isa Mustafa ka takuar dje Kryesinë e partisë së tij e cila ka shprehur edhe një herë gatishmerinë që të diskutojë me VV-në.
Kujtojmë se VV dhe LDK nuk janë takuar nga koha kur Kurti publikoi videomesazhin e parë, ku fajësoi LDK-në për mosarritje të koalicionit qeverisës, dhe sidomos raportet mes dy subjekteve u thyen kur VV njëanshëm votoi Glauk Konjufcën kryekuvendar. /Reporteri.net