×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazi i Pejës për të treguar forcë në LDK, mbledh degën dhe i kërkon Mustafës që Kurtit t’ia marrë një ministri më shumë

    Reporteri
    07 Janar 2020 | 20:21

    Kryesia e LDK-së në Pejë, e kryesuar nga kryetari Gazmend Muhaxheri mbajti mbledhje të rregullt dhe bisedoj për zhvillimet politike rreth koalicionit qeverisës.


    Sipas një njoftimi, Dega e Pejës mbështet krijimin e qeverisë së përbashkët me VV por me kusht që LDK të ketë pushtet të barabartë me VV-në.

    “LDK duhet të ketë 6 ministri dhe Presidentin sepse i meriton. Këtë e konsiderojmë ndarje racionale dhe të balancuar të pushtetit.

    LDK është parti me traditë, ka kuadro që garantojnë qeverisje të ndershme dhe profesionale.

    LDK është parti e dytë në zgjedhje por me një dallim shumë të ngushtë me të parën, prandaj edhe e meriton gjysmën e pushtetit politik.

    LDK është parti e dashur për qytetarët dhe e kërkuar nga të gjithë, prandaj ka çmim të lartë”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, sot Isa Mustafa dhe Albin Kurti mbajtën një takim, i cili edhe pse zgjati më shumë se tri orë, nuk pati marrëveshje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!