Nesër do të jetë një tjetër ditë e ngarkuar politike. Sërish në skenë do të jenë Albin Kurti, si pretendent për kryeministër dhe Isa Mustafa si partner i tij në qeverisje.
Ata sot u takuan dhe biseduan nja 3 orë duke e lënë serish nesër një takim. Ata do të takohen në ora 14:00 në kuvendin e Kosovës. Ka gjasa ky të jetë takim vendimtar që përpjekja për krijimin e Qeverisë të marrë drejtimin e duhur, shkruan Reporteri.
Kurti me gjase diluhet të ketë një ofertë të re ose LDK do të pajtohet me ofertat e fundit të Kurtit.
Para se të takoj Isa Mustafen, Kurti do ta takojë Kryesinë e tij për të diskutuat për afatin 48 orësh të dhënë nga presidenti Hashim Thaçi, për propozimin e mandatarit.
Ky afat përfundon nesër në mesnatë. LDK po kërkon kushte të reja me VV-në pas zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit. Ky post i ishte premtuar LDK-së. Partia e Mustafes e kërkon më ngulm edhe postin e presidentit.
Kurti ka thënë se nuk kthehet para datës 26 dhjetor dhe ka publikuar edhe emrat e ministrave të mundshëm nga partia e tij.
Nëse as nesër nuk ka marrëveshje dhe as propozim të mandatarit, atëherë Kosova mund të hyjë serish në një dileme edhe kushtetuese dhe politike./Reporteri.net