Zyrtari i Vetëvendosjes nga Shqipëria, Arber Zaimi ka reaguar për debatin rreth emrave për ministra nga ana e Vetëvendosjes, të prezantuar para dy dite nga Kurti. Zaimi ka mbrojtur propozimet e Kurtit.
Asnjë nga njerëzit e vjetër të VV-së, themelues të saj, nuk janë përfshirë në pozita ministrore. Nuk janë përfshirë as garda e njerëzve nga Shqipëria që janë qe një kohë të gjatë në VV.
Zaimi thotë se të jesh ministër i Kurtit nuk është privilegj por një kohë e vështirë.
“Ka një tendencë nga media për të bërë zhurmë përçarëse: pse ky ministër e jo ai.
Kjo logjikë niset me premisën se posti i ministrit është shpërblim, pra niset nga premisa e adhurimit të pushtetit e pozitës.
E Vetëvendosja po dëshiron të sjellë ndryshim. Ministri duhet parë si shërbëtor i një programi politik të votuar nga qytetarët. Atij i jepen prej kryeministrit detyra e afate, për punë, nëse i bën merr mirënjohje, nëse jo, ndërrohet.
Aq sa e njoh Albinin, di të them se është njeri që kërkon punë dhe përgjegjësi, e aq sa i njoh ministrat e përzgjedhur prej tij, mendoj se do të jenë në gjendje t’i kryejnë me përgjegjësi punët, por jo pa dhënë maksimumin e tyre.
Pra, logjika e vjetër është: lum filani për veten që u bë ministër. Logjika me Albinin do jetë: mjerë filani që u bë ministër, se tash s’ka më kohë as për veten.
E sa i përket krahasimeve, përzgjedhja e dikujt për një pozitë – nuk do të thotë se dikush tjetër vlen më pak. Nëse kjo është shah, Albini është lojtar i lojës së gjatë.
Secilit element do t’i kërkohet maksimumi që mund të japë, në vendin ku mund ta japë, në funksion sërish jo të vetes, por të programit politik dhe ndryshimit shoqëror”, ka shkruar ai.
‘Garda e Shqipërisë’ në Vetëvendosje mbetet jashtë ‘Qeverisë Kurti’
Kurti injoron gardën e vjetër, Sfeçla, Aliu e Selimi mbesin jashtë qeverisë