×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia tregon se çfarë u gjet në shtëpinë e Ikballe Berisha-Huditit, pas bastisjes

    Reporteri
    08 Janar 2020 | 10:16

    Policia e Kosovës  gjatë ditës së djeshme ka arrestuar Ikballe Hadutin, aktiviste e njohur për mbështetjen e rrymës fetare iraniane në Kosovë, e cila ditë më parë pas vrasjes së gjeneralit iranian, kishte reaguar ashpër në rrjetet sociale duke kritikuar Amerikën dhe presidentin Trump.


    Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për arrestimin e Ikballe Hudutit në bazë të urdhëresës se lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.

    Policia njofton se gjatë bastisjes në shtëpinë e së të dyshuarës janë konfiskuar disa pajisje elektronike si edhe dëshmi të tjera relevante.

    “Prishtinë 07.01.2020 – 11:00. Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim me PSRK-në dhe në bazë të urdhëresës se lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka kryer bastisje në shtëpinë e së të dyshuarës femër k-shqiptare. Gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarës janë konfiskuar disa pajisje elektronike si edhe dëshmi të tjera relevante. E dyshuara është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!