Shumë qytetarë të vendit tonë, por edhe turistë të huaj, në këto ditë të ftohta po relaksohen në bjeshkët tona, ku tashmë janë mbuluar nga bora.
Si gjithmonë është Brezovica, që mbetet një nga atraksionet më të vizituara, ku kjo qendër ofron kushte shumë të mira veçmas për skijim.
Por, edhe këtë vit ashtu si edhe vitet e kaluar, motorët e borës po vazhdojnë të qarkullojnë, në zonën ku qytetarët po skijojnë.
Një gjë kjo e cila është e ndaluar nga ora 08 – 16:00, duke rrezikuar turistët në mesin e të cilëve ka edhe fëmijë, por ata persona që po shkelin rregullat, po ngasin këta motorë pa asnjë kriter.
Indeksonline ka kontaktuar njësitet policore të Kosovës, derisa ata kanë thënë se do të marrin masa ditëve në vijim.
Kujtojmë, se të martën (dje), Durim Rrustemi, një i ri nga Fushë-Kosova ra nga teleferiku pikërisht në Brezovicë.
Sipas burimeve të Indeksonlinet rrëzimi i tij nga teleferiku ndodhi për shkak të mos përgatitjes profesionale dhe jo për shkak të ndonjë problemi të teleferikut.
Pa dyshim se Brezovica gjithmonë do të mbetet një nga pikat kryesore dhe më të bukura për t’u parë e që nuk duhet humbur nga askush.