Kastriot Reçi 47-vjeçari që mbeti i vrarë, gjatë ditës së djeshme në qendër të qytetit të Rrëshenit, sapo kishte dalë nga makina e tij dhe bashkë me të vëllain i ishin drejtuar lokalit të tij kur është qëlluar me snajper nga dikush i cili e ka goditur atë nga kati i fundit i një pallati të pabanuar.
Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar 6 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Kastriot Reçi, deri në vitin 2018, sipas Autoritetit të Mediave Audiovizive, ka qenë aksioner në televizioni lokal “Media +”, por që në atë kohë i është hequr licenca me vendim bordi.
Vëllai i Kastriot Reçit, i ekzekutuar dje tregon momentet para vrasjes në Rrëshen.
“Kishim parkuar makinën dhe po shkonim te lokali, Kastrioti po fliste në telefon unë u futa në lokal. Akoma nuk isha ulur në karrige kur dëgjova që bërtisnin. Dola menjëherë i habitur, pasi as krisma nuk dëgjova. Pashë vëllain të shtrirë përmbys në rrugë. E dërguam në spital. Plumbi ishte mes shpatullave”,, thuhet të jetë shprehur ai sipas mediave informative.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.