Partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka arritur të bëjë një marrëveshje për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ani pse këto dy parti deri tani kanë zhvilluar një sërë takimesh.
Siç kanë deklaruar në media përfaqësuesit e LVV-së dhe LDK-së, këto parti kanë arritur pajtueshmëri për programin qeverisës, mirëpo bisedimet kanë ngecur tek ndarja e përgjegjësive dhe posteve.
E, gjithë kjo situatë po shihet shqetësuese nga deputetët e partive opozitare.
Pal Lekaj deputet i zgjedhur i AAK-së, ka thënë për Telegrafin se kjo situatë po e rrezikon stabilitetin e vendit.
“Konsideroj se kjo tregon një papjekuri politike të partisë fituese. Kështu si të papërgjegjshëm që po tregohen, po rrezikojnë stabilitetin e vendit, pikërisht në një kohë kur duhet të merren vendime të rëndësishme”, ka thënë Lekaj.
Lekaj gjithashtu kritikoi liderin e LVV-së, Albin Kurti.
“Kurti po sillet sikur të jetë fitues absolut i zgjedhjeve, duke i injoruar partnerët potencial, duke treguar një llastim politik”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.