Në vitin 2004, Afganistani ishte vatër lufte. Pas sulemeve të 11 shtatorit në New York, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosen të sulmojnë Irakun dhe Afganistani që dyshohej se ishin zona ku vepronin organizatat më të mëdha terrosite dhe po ashtu planifikonin prodhimin e armeve berthamore.
Në misionet paqëruajtëse e organizata të ndryshme nepër Afganistan kishte dhe shqiptarë, shkruan Reporteri.
Shqipe Hebibi nga Kosova punonte atje për misionin e OKB-së dhe ishte bërë emër i njohur për gati 1 muaj në të gjithë Kosovën, por edhe botë.
Bashkë me dy kolegë të saj, një vezhguese zgjedhjesh, Annetta Flanigan, dhe diplomatin filipinas, Angelito Nayan ajo ishte marrë peng nga një grup që thirrej ‘Ushtria Muslimane’.
Punëtorët e OKB-së, pra ku bënte pjesë Hebibi, u rrëmbyen nga vetura e tyre në Kabul, afër zyrës së tyre më 28 tetor.
Ata po ndihmonin në procesin e zgjedhjeve presidenciale të Afganistanit. Shtetet e Bashkuara patën paralajmërur qeverinë afgane që të mos negociojë me rrëmbyesit, duke thënë se një lëvizje e tillë do inkurajonte rrëmbime tjera.
Fiks 27 ditë ishin mbajtur peng për t’u liruar më 23 nëntor 2004.
Ministri i Brendshëm afgan i asaj kohe, Ali Ahmad Jalali, tha se rrëmbyesit kishin “braktisur” punëtorët e OKB-së duke i lënë ata në një vend të panjohur në Kabul, nga ku edhe janë gjetur para agimit.
” Jemi të kënaqur të njoftojmë se punëtorët e OKB-së të marrë peng 27 ditë më parë janë liruar dhe janë në një vend të sigurt. Rezultatet paraprake mjekësore tregojnë se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë Jalali.
Kryeministri i Kosovës në atë kohë, Bajram Rexhepi në emër të qeverisë kishte përshëndetur lirimin e pengjeve duke falenderuar siç ka thënë të gjithë “njerëzit e vullnetit të mirë që ndihmuan në lirimin e Shqipe Hebibit dhe kolegëve të saj. “I uroj të gjithëve kthim të shpejtë në familjet e tyre dhe rehabilitim nga pasojat e ditëve të kaluara”, thuhet në deklaratën e kryeministrit Rexhepi.
Politikani dhe biznesmeni Behgjet Pacolli ishte angazhuar gjatë gjithë këtyre ditëve që të ndihmonte në lirimin e Hebibit. Një pjesë të punes thoshte se e ka kryer ai, duke negociur me rrembyesit./Reporteri.net