Kryekuvendari, Kadri Veseli, ka dënuar sulmin e Iranit ndaj trupave amerikane në Irak.
Ai thotë se institucionet e shtetit duhet të kenë vëmendjen në situatën në të cilën gjinden qytetarët e Kosovës që punojnë atje, shkruan Reporteri.net.
Postimi i Veselit:
Dënoj sulmin e Iranit me raketa balistike ndaj bazave që strehojnë trupat amerikane në Irak duke e konsideruar një akt të rëndë agresioni ndaj SHBA-ve, Irakut dhe paqes e stabilitetit ndërkombëtar.
Shumë qytetarë tanë janë duke punuar në këto bazat të aleatit tonë dhe prandaj ne ndihemi veçanërisht të shqetësuar për sigurinë e tyre. Institucionet e Shtetit duhet të kenë vëmendjen e plotë në situatën në të cilën ndodhen ata.
Kosova, si gjithmonë, qëndron përkrah SHBA-ve, në luftën e saj kundër terrorizmit si dhe në misionin human për një botë të lirë, demokratike e paqësore. /Reporteri.net/.
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1472719216236613