×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Prindërit biologjikë e hodhën në plehra, djalin nga Vlora e rrisin romët

    Reporteri
    08 Janar 2020 | 15:03

    Ky është Isaelo Xhemali nga Vlora. Prindërit e tij biologjikë e hodhën në koshin e plehrave kur ishte ende foshnje.


    Por, në momentet më të vështira të jetës së tij, fati e ndeshi me një zotëri nga komuniteti rom që i zgjati dorën duke e marrë në shtëpinë e tij.

    Sot Isaelo është 12 vjeç, ai shkon në shkollë , mëson shumë dhe tregon se prindërit që e birësuan i do pafund.

    Kur e mësoi se ishte I birësuar ai nuk e besoi, por më vonë e kuptoi rëndësinë e familjes që e rriti dhe është krenar për të.

    Sado në kushte të vështira ekonomike Isaleo i di sakrificat e prindërve të tij dhe mundohet që çdo ditë duke mësuar t’jua shpërblejë.

    Më dukej e pabesueshme, por pastaj e besova. As i njoh as i kam parë ndonjëherë. Njoh vetëm këta që më kanë rritur. Këta mbeten familja ime“.

    Deri më sot, prindërit biologjikë nuk e kanë kërkuar, por Isaelo thotë se sërish do të zgjidhje të jetonte në këtë familje që e rriti, pavarësisht se nuk i përket këtij komuniteti.

    Ndërsa babai që e birësoi Leonard Xhemali rrëfen momentin kur e gjeti.

    Aty te kazanët teksa mblidhja kanoçet e kam gjetur. Pandeha se ishte mace, kur e kam gjetur me erdhi keq dhe kam qarë. E mora dhe e solla këtu“.

    Familja Xhemali e përbërë prej tashmë 7 anëtarësh mbijeton duke gërmuar çdo ditë nëpër koshat e plehrave të Vlorës.

    Edhe Isaelo angazhohet duke mbledhur shishe për të ndihmuar familjen, sapo mbaron mësimin apo në ditë pushimi. /oranews/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!