×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti optimist se do të arrihet marrëveshja me LDK-në

    Reporteri
    08 Janar 2020 | 15:08

    Kreu i VV-së, Albin Kurti, gjatë nisjes për në Kuvend për t’u takuar me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, është shprehur optimist se do të arrijnë marrëveshje.


    “Vullneti ekziston, mundësitë janë, shpresoj që tash pasi kanë rifilluar bisedimet do të shkojmë më shpejt drejt arritjes së marrëveshjes e cila edhe ashtu është shumë afër”, ka deklaruar Kurti, shkruan Reporteri.net.

    Ai është pyetur edhe nga gazetarët se ka një ofertë të re për LDK-në, por nuk ka dhënë një përgjigje.

    Kujtojmë se takimi Kurti – Mustafa u shty për ora 15:00, edhe pse ishte paralajmëruar një orë më herët, por arsyeja e shtyrjes ishte vdekja e një person i cili për kohë të gjatë ka punuar në komunë të Prishtinës nën qeverisjen e LDK-së, si shef i prokurimit. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!