Këngëtari Elton Xhon ka premtuar se do të dhurojë 1 million dollarë ndihmë për të prekurit nga zjarret në Australi.
Kantautori britanik ka ndërprerë koncertin e tij në Sidnei, në shenjë vlerësimi dhe mirenjohje për punën e shërbimit zjarrfikës në Australi dhe në mbështetje të njerëzve të prekur nga kjo fatkeqësi.
“Kjo është një fatkeqësi apokaliptike dhe të gjithë duhet të jemi mirënjohës për punën që po bëjnë zjarrfikësit. Ka njerëz atje që kanë humbur jetën duke u përpjekur të shpëtojnë shtëpitë, kanë humbur jetën e tyre dhe shtëpitë e tyre. Êshtë një situatë e vështirë edhe për kafshët. Jam shumë zemërthyer për humbjen e habitatit të tyre. Prandaj, sonte unë do të premtoj një milion dollarë për të mbështetur të prekurit”, ka deklaruar ai.
Elton Xhon aktualisht ndodhet në Australi në turneun e tij muzikor “Farewell Yellow Brick Road World”.
Qindra zjarre në Australi kanë djegur më shumë se 10.3 milionë hektarë tokë, një zonë me madhësinë e Koresë së Jugut, duke vrarë 26 njerëz dhe rreth 500 milionë kafshë dhe duke shkatërruar mbi 1.000 shtëpi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.