Presidenti Hashim Thaçi pasi e priti të hënën Albin Kuritn në takimin “histork”, që zgjati rreth 5 minuta, për t’u konsultuar rreth mandatimit të kandidatit për kryeministër, i dha afat kreut të VV-së afat prej 48 orësh që subjekti i tij ta dërgojë emrin e mandatarit në Presidencë.
Por këtë afat nuk e përfilli VV, pasi tashmë ka skaduar dhe Kurti nuk e çoi te Thaçi emrin e mandatarit për kryeministër.
Ndaj mosrespektimit të afatit, deri më tani nuk ka reaguar presidenti Thaçi.
Kujtojmë se dje Arbërie Nagavci nënkryetare e Kuvendit nga VV ka deklaruar se “emrin e mandatarit te Presidenti do ta dërgojmë në ditët në vijim”, pa saktësuar datën.
Ndryshe kreu i VV-së, Albin Kurti dhe kreu i LDK-së do të takohen edhe sot pasdite ku do të synojnë arritjen e marrëveshjes që do t’i hapte rrugë formimit të koalicionit qeverisës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.