Problemet e zjarrfikësve në Kosovë janë të shumta me numër dhe ato datojnë që nga paslufta.
Zjarrfikësit ankohen jo rrallë here për kushtet e punës, por zakonisht këtë e bëjnë në Ditën Ndërkombëtare të tyre më 4 maj, por sigurisht jo vetëm.
Ata thonë se mungon përkujdesja institucionale ndaj tyre, ndërsa disa here kanë shprehur brengën se punojnë me pajisje të vjetëruara, shkruan Reporteri.net.
Se ju mungojnë gjërat elementare për punë e ka treguar edhe një zjarrëfikës i cili ishte i ftuas së fundmi në studio.
Ai ka thënë se ia ka marrë kolegut uniformën për t’u shfaqur në emision, sepse e tija ishte shumë e vjetër.
“Me pa jaknen tem ishte tut, por këtë ja kam marrë një kolegut”, ka thënë ai në KTV.
Për më tepër ndiqeni videon:
https://www.facebook.com/portalikohanet/videos/1924974204314061/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.