Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) kanë publikuar hulumtimin i cili jep përgjigje disa prej çështjeve me interes në Kosovë dhe në Shqipëri si p.sh.: distanca sociale, imazhi për fqinjët, integrimi evropian, bashkëpunimi rajonal, perceptimi dhe stereotipet ndaj njëri-tjetrit, qëndrimi ndaj bashkëpunimit zyrtar të dy vendeve si dhe qëndrimi ndaj bashkimit eventual kombëtar, shkruan Reporteri.
Sipas raportit, qytetarët e Kosovës e vizitojnë Shqipërinë dukshëm më shumë se sa e vizitojnë qytetarët e Shqipërisë Kosovën.
Sipas hulumtimit në të dy vendet, 88.7% e shqiptarëve të Kosovës kanë vizituar Shqipërinë, ndërkohë që vetëm 31.6% e qytetarëve të Shqipërisë kanë vizituar Kosovën, thuhet në raport.
Sa i përket njohurisë së njëri tjetrit raporti thotë se shqiptarët e Kosovës kanë bindjen se e njohin më mirë Shqipërinë, se sa qytetarët e Shqipërisë e njohin Kosovën.
Në pyetjen se nëse do të mbahej një referendum për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë në një shtet të vetëm, ju personalisht si do të votonit?, të anketuarit në Shqipëri 74.8% janë pro, ndërsa 17.7% janë kundër.
Ndërsa në Kosovë pro janë 63.9% dhe kundër janë 16.7%