Pas raportimit të Gazetës Online “Reporteri.net”, se kompania “Pestova”, ka gjuajtur mbeturina të produktit të saj “Vipa Qips”, në lumin Sitnica, komuna e Vushtrrisë e ka dënuar këtë kompani.
Në dokumentet e siguruara nga Reporteri.net tregojnë se Drejtoria e Inspeksionit në komunë të Vushtrrisë e ka dënuar me shumën 500 euro kompaninë në fjalë, për siç thuhet se e njëjta ka kryer kundërvajtje, pasi ka hedhur mbeturina në lumin Sitnica tek vendi i quajtur “vahu i kerreve”, shkruan Reporteri.net.
Më poshtë mund të shihni videon ku kompania në fjalë gjuan mbeturina në lumin Sitnica.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.