Në Lëvizjen Vetëvendosje tashmë kanë nisur takimet krerët e saj. Në zyrat e kësaj partie është parë para pak minutave të hyjë edhe lideri Albin Kurti, njofton gazetari i Reporterit.
Në zyrat e partisë kanë shkuar edhe zyrtarë tjerë, ndër ta edhe tashmë Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Sot pritet të mbahet edhe takimi i 3-të radhazi mes LDK-së dhe VV-së për të arritur një amrrëveshje qeverisëse.
Ky takim pritet të ndodhë në ora 15: 30 në Kuvendin e Kosovës.
Dje dhe të martën u mbajtën takime nga 4 orë porpa rezultate.
Ndërkohë sot ka përfunduar një afat prej 48 orësh i Presidentit Hashim Thaci, për Vetëvendosjen që të dërgojnë emrin e mandatarit për formimin e qeverisë.
VV nuk ka dërguar asnjë propozim dhe nuk ka ende një veprim tjetër nga ana e presidentit. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.